UFC Vegas 11, Covington mposht me “KO teknik” ish-kampionin e botës

21 Shtator 2020
10:20
Telesport
back button

Në Las Vegas u zhvillua eventi i arteve marciale mikse UFC Vegas 11, ku nuk munguan sfidat e bukura dhe me rivalitet.

Colby Covington fitoi me “KO Teknik” në raundin e pestë ndaj Tyron Woodley, ky i fundit ish-kampion bote në peshën “welter”. Një sfidë mjaft e fortë dhe me rivalitet, por Covington u tregua më i fortë, duke i shkaktuar Woodley humbjen e tretë radhazi.

Për Covington, ky triumf është i nrëndësishëm, pasi e bën pretendentin kryesor për të dueluar ndaj kampionit të botës së këitj Divizioni, Kamaru Usman, në një revansh mes tyre.

Përfundon në barazim dueli mes Donald Cerrone dhe Niko Price, ndërkohë që spektaklin e dhuroi rusi Khamzat Chimaev, që konsiderohet si pasuesi i Nurmagomedov. 26-vjeçari rus fitoi me “KO”, pas vetëm 17 sekondash ndaj Gerald Meerschaert, duke korrur fitoren e 9-të në kafaz në po kaq duele të zhvilluara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit