UFC Vegas 43/ Ish-kampionia e botës humbet sfidën e radhës në kafaz

22 Nëntor 2021
10:28
Telesport
back button

Miesha Tate, ish-kampionia e botës në peshën “bantamweight”, e rikthyer në kafaz këtë vit pas 5 vitesh pushim, është mposhtur nga rivalja braziliane Ketlen Vieira, sfidë e vlefshme për eventin UFC Vegas 43. Kjo ishte sfida e dytë e Tate që pas rikthimit në kafaz verën e këitj viti.

Një përballje me raunde, fituar nga Vieira me vendim unanim të gjyqtarëve, duke korrur suksesin e 12-të në karrierë (ka edhe 2 humbje). Ndërsa për Tate kjo ishte humbja e 8-të në karrierë, ku numëron edhe 19 fitore.

Një përballje në përgjithësi e ekuilibruar, por Vieira u treëgua më e saktë në gjuajtjet e saj, duke vënë në vështirësi Tate, që u largua nga kafazi e gjakosur. Dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren 48-47 sportistes braziliane, ndërsa njëri 49-46.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit