UFC-239, Jon Jones: Edhe e fejuara ime godet më fort

25 Qershor 2019
10:31
Telesport
back button

Më datën 6 korrik, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-239, me dy duele për tituj. Njëri prej tyre është ai mes kampionit të botës në peshën “light heavyweight” (pesha 84-93kg) Jon Jones dhe sfidantit Thiago Santos.

Jon Jones, 24 fitore e 1 humbje në artet marciale mikse, do të mbrojë titullin ndaj Santos , 21 fitore e 6 humbje në kafaz. Dy sportistët kanë kryer sot takimin e parë “ballë për ballë”, ku dhe kanë dhënë deklaratat e para për shtyp.

Nuk më shqetëson aspak Santos, nuk ka asnjë shans që të më hedhë në tapet. Një sportist që nuk di të grushtojë, nuk ka forcë kur gjuan. Edhe e fejuara ime godet më fort se ai”, u shpreh Jon Jones.

Shumë njerëz mund të grushtojnë fort. Edhe menaxheri im mund të më hedhë në tapet nëse më godet në fytyrë. Ndërsa Santos nuk mund ta bëjë këtë gjë. Jam në formë dhe gati për këtë duel. Jam përballur me rivalë më të fortë se Santos, me më shumë muskuj dhe kam fituar. Titulli do të jetë i imi sërish”, tha Jon Jones.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit