UFC-239, sherr mes Nate Diaz dhe Khabib Nurmagomedov jashtë kafazit

7 Korrik 2019
15:21
Telesport
back button

Në Las Vegas u zhvillua sot eventi UFC-239. Mes yjeve të këtij sporti që e ndoqën atë live ishin edhe kampioni i botës në peshën e lehtë Khabib Nurmagomedov dhe Nate Diaz. Në një moment ata kanë qenë pranë njëri-tjetrit dhe kanë patur një përplasje verbale. Diaz ka kaluar në reshtin pas atij ku ishte ulur Khabib dhe kanë nisur të debatojnë.

Në momentin që kanë ngritur zërin, duke sharë njëri-tjetrin, kanë ndërhyrë forcat e sigurisë që kanë evituar një përplasje fizike mes sportistëve apo stafeve të tyre. Gjithsesi, tensioni ka qenë i lartë dhe ky incident është fokusuar nga disa të pranishëm në stadium, pasi në ato momente nuk po zhvillohej ndonjë duel (sapo kishte përfunduar sfida e Ben Askren).

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar incidentin. Gjithsesi, ai tha se nuk pati asnjë përplasje fizike, thjesht verbale mes dy ikonave të arteve marciale mikse, sipas tij normale. Të dy sportistët do të duelojnë muajt në vijim në kafaz dhe po përgatiten për sfidat përkatëse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit