UFC-245/ Volkanovski kampioni i ri i botës, mposht Holloway me vendim unanim

15 Dhjetor 2019
7:24
Telesport
back button

Alexander Volkanovski është kampioni i ri i botës në artet marciale mikse në peshën “featherweight” (pesha 61-66kg). Në eventin UFC-24, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas, australiani mundi me vendim unanim të gjyqtarëve Max Holloway, duke i rrëmbyer titullin.

Të tri gjyqtarët dhanë rezultatin e tyre në favor të Volkanovski (48-47, 48-47, 50-45), në një duel me rivalitet dhe emocione në të pesta raundet. Të dy sportistët dueluan fort dhe pretenduan fitoren, duke dhënë grushte, bërryla e shkelma.

Nga dueli mes Volkanovski dhe Holloway

Australiani ishte ai që sulmonte më shpesh, duke e vënë shpesh në vështirësi Holloway, jo në ditën e tij më të mirë. Gjithsesi, amerikani sulmonte hera-herës dhe synonte fitoren me “KO”, por në fund doli kokëulur nga sfida.

Për Volkanosvki kjo është fitorja e 21-të në artet marciale mikse (e 17-ta radhazi), ku ka edhe një humbje, ndërsa Holloway pësoi humbjen e 5-të në karrierë, ku numëron edhe 21 fitore.

Volkanovski feston fitoren

Lajme të tjera

Lajmet e fundit