UFC-249, Khabib prapakthehu: Më jepni një vend ku të ndeshem dhe vij

3 Prill 2020
10:16
Telesport
back button

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, në një deklaratë për mediat ka deklaruar sot se ai asnjëherë nuk është tërhequr nga eventi UFC-249. Ky event, ku rusi duhet të mbrojë titullin ndaj amerikanit Tony Ferguson, ende nuk ka një vend se ku do të zhvillohet.

I kam dërguar çdo ditë Dana White një mesazh për vendin se ku do të zhvillohet ky event dhe ky duel, por s’kam marrë përgjigje. Unë nuk jam tërhequr, Pres që të më thonë se ku është vendi dhe nëse unë kam mundësi të largohem nga Rusia, jam gati të dueloj me këdo dhe kudo”, tha Khabib Nurmagomedov.

Rusi ndodhet në vendlindjen e tij, i bllokuar, pasi Rusia ka ndaluar të gjitha fluturimet ajrore për shkak të coronavirus. “Ai që humbas nga kjo situatë jam unë: Humbas repuitacion, humbas paratë e mia gjithçka. Kjo është një ndeshje që e duan të gjithë, e dua edhe unë, por dua që ata të më thonë se ku do ta zhvillojnë këtë event”, tha Khabib.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit