Sporti i arteve marciale mikse nuk ndalet asnjë fundjavë dhe sot ka qenë radha e eventit UFC-Sacramento që ka ngjitur në kafaz një prej ikonave të këtij sporti, Germaine De Randamie. Ajo është ish-kampione e botës, e para në peshën “featherweight”, pesha 56-61kg (titullin e humbi pasi nuk pranoi të duelojë me Cris Cyborg).
Gjithsesi, ajo sot dueloi dhe fitoi me “KO teknik” në raundin e parë ndaj Aspen Ladd, duel që u ndal pas vetëm 16 sekondash nga gjyqtari. Holandezja De Randamie, 9 fitore e 3 humbje në kafaz, i bëri një start të jashtëzakonshëm duelit, duke korrur një nga fitoret më të shpejta të historisë së arteve marciale mikse.
Kjo është fitorja e pestë radhazi për De Randamie (dueli ishte i vlefshëm për peshën bandatmweight, pesha 61-66kg), që tashmë synon sërish një duel për titullin në UFC. Ndërsa për Aspen Ladd kjo është humbja e parë në kafaz pas 8 fitoresh radhazi. Duket se pesha e një sfidë të tillë nuk e lejoi të jepte atë që pritej, ndërkohë që mbeti e befasuar nga paraqitja e holandezes.