UFC-San Antonio/ Edwards “leksion” ish-kampionit të botës

21 Korrik 2019
10:03
Telesport
back button

Britaniku Leon Edwards hedh një hap të rëndësishëm përpara drejt nje dueli për titullin kampion bote në peshën “welter” (pesha 71-7kg) në artet marciale mikse. Ai fitoi sot me vendim unanim të gjyqtarëve (50-45, 49-46 dhe 49-46) ndaj ish-kampionit të botës në peshën e lehtë, brazilianit Rafael Dos Anjos, në eventin UFC-San Antonio.

Britaniku Leon Edwards

Ky është suksesi i tetë radhazi për Edwards, që e dominoi sfidën dhe e fitoi atë me meritë. Dos Anjos, pavarësisht përvojës, nuk ka më atë formë si dikur, duke pësuar shumë dëmtime nga kjo sfidë edhe pse i rezistoi të 5 raundeve. Edwards arriti edhe të realizojë një “takedown” që në raundin e parë dhe më pas dominoi sfidën me goditje të forta me grushte e shkelma.

Dos Anjos u përpoq të reagojë në raundin e tretë , por ai mori një të çarë të thellë në vetullën e djathtë, që nuk e lejonte të sulmonte dhe më shumë mbrohej. Shtatlartësia e Edwards nuk i dha asnjë shans Dos Anjos të fitojë, duke pësuar humbjen e 12-të në karrierën e tij (ka edhe 29  fitore). Për Edwards fitorja e 18-të në kafaz, ku ka edhe 3 humbje, e fundit 4 vite më parë.

Dos Anjos i demtuar ne vetull

Lajme të tjera

Lajmet e fundit