“Ujqërit” anglezë mposhtin Torinon në shtëpi, Cutrone nuk lë shenjë (VIDEO)

22 Gusht 2019
22:32
back button

Torino është mposhtur me rezultatin 2-3 nga Wolverthampton, në ndeshjen e parë, për kualifikueset në grupet e Europa League.

Në pjesën e parë “Ujqërit” kaluan në avantazh falë një autogoli, ndërsa në të dytën shënuan me anë të Joa dhe Jimenes.

Për Torinon diferencat i shkurtoi De Silvestri dhe Belotti. Në minutën 76’ zbriti në fushë edhe Patrick Cutrone, por ish-sulmuesi i Milanit nuk arriti të lërë gjurmë në këtë rikthim të tij në Itali.

Në ndeshjet e tjera Linfield e Irlandës së Veriut mposhti 302 Qarabagun, ndërsa Espanyol dhe Partizani i Beogradit korrën fitore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit