Ukraina e pushtuar, kombëtarja paraoilimpike rrëmben 3 medalje ari në “Pekin 2022”

5 Mars 2022
10:15
Telesport
back button

Ndonëse në Ukrainë situata është mjaft e vështirë për shkak të sulmeve ushtarake nga ana e Rusisë, sportistët e saj po befasojnë në Lojërat Paraolimpike dimërore “Pekin 2022” që po zhvillohen në Kinë.

Në ditën e parë të garave, Ukraina korri 7 medalje, nga të cilat 3 të arta, 3 të argjendta dhe 1 të bronztë. “Pjesëmarrja në Olimpiadë ishte një mrekulli dhe nuk e prisnim që të fitonim kaq shumë medalje”, tha Valeriy Sushkevuch, presidenti i Komitetit Paraolimpik Ukrainas.

Në këtë Olimpiadë nuk merr pjesë Rusia e Bjellorusia, të përjashtuara. Ndërsa delegacioni ukrainas mbërriti mes shumë peripecish në Kinë dhe e ka nisur mjaft mirë aventurën, duke udhëhequr tabelën e medaljeve pas ditës së parë të garave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit