Ulje pagash me 122 milionë euro, Barça falënderon lojtarët dhe stafin

28 Nëntor 2020
10:16
Alfred Lleshi
back button

Barcelona ka arritur një marrëveshje me skuadrën për t’i ulur pagat me 122 milionë € gjatë tri viteve të ardhshme. Klubi katalanas është detyruar të bëjë shkurtime në buxhetin e tij, pasi La Liga e imponoi një kufizim të tillë page javën e kaluar, pasi kërkon të shmangë përçarjen financiare, që sjell pandemia e Covid-19.

Presidenti i ligës, Javier Tebas, mori këto masat për të frenuar shpenzimet e tepërta, me tifozët e ndaluar ende nëpër stadium, mes krizës së vazhdueshme shëndetësore. Duke negociuar për një periudhë të caktuar me figurat kryesore të Barcelonës, si Lionel Messi, Antoine Griezmann dhe trajnerin Ronald Koeman; duke parë edhe diskutime të pezulluara në shumë raste, Barça ishte në gjendje të konfirmonte një plan për të ardhmen.

“Sot, palët kanë arritur një marrëveshje në parim, që lejon një rregullim të pagave për sezonin aktual, – konfirmoi klubi të premten, në një deklaratë. – Kjo marrëveshje nënkupton reduktim me 122 milionë € të pagave, e cila do të shtrihet për tri vite, nga ky sezon e tutje. Kjo marrëveshje në parim është në pritje të ratifikimit në ditët në vijim nga grupi i lojtarëve dhe trajnerëve të prekur.

Marrëveshja, nëse ratifikohet, do të jetë një moment historik i një rëndësie të madhe për të ridrejtuar situatën aktuale ekonomike. Të dyja palët të njohin përpjekjen e madhe që është dashur të bëhet për të arritur këtë marrëveshje në parim, ndaj të gjithë duhet të përgëzojnë veten për këtë”.

Ka qenë një fillim i vështirë i sezonit të ri për Barcelonën, pas një fushate 2019-2020 të mbushur me trazira, megjithëse ajo mbetet e pamposhtur në Europë. Edhe pse qëndrojnë në krye të Grupit G në Champions, dhe tashmë kanë rezervuar vendin e tyre në 16-she, katalanasit kanë vuajtur të kenë të njëjtën formë në La Liga.

Ata kanë fituar dhe humbur nga tri ndeshje deri më tani, këtë sezon, duke mbajtur vendin e 13-të në klasifikimin aktual. Pra, duket një betejë e vështirë për t’i ndjekur rivalët e tyre, megjithëse kanë ende dy ndeshje të prapambetura.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit