“Unë do të bëja një spastrim”, kritika e Moggi-t: Spalletti ka gabuar

4 Maj 2022
19:26
Denis Hakanaj
back button

Luciano Moggi a folur për sezonin e Napoli-t në një intervistë të dhënë për Radio Marte, Pas një nisje shumë të mirë të sezonit, skuadra e Luciano Spalletti-t ka humbur disa ndeshje më shumë se duhej duke dalë nga lufta për titull.

Për ish-drejtuesin e Juventus-it dhe Napol i-t, faji është i trajnerit, por edhe i lojtarëve. “Nuk më ka pëlqyer administrimi që i është bërë këtë vit skuadrës te Napoli dhe nënkuptoj trajnerin”, ka thënë Moggi.

“Nuk më kanë pëlqyer zëvendësimet, nuk i kam kuptuar. Ndoshta edhe lojtarët kanë kërkuar të dalin për arsye fizike, por më vjen keq sepse Napoli kishte skuadrën për të fituar”.

Dhe akoma: “Nuk e kam kuptuar si ka pësuar 3 gola nga Empoli, që ka vështirësi të shënojë. Kur klubi thotë se titulli nuk është një objektiv, kjo kushtëzon gjithë ekipin dhe duke parë se Napoli ka në ekip  disa lojtarë prej shumë vitesh, unë do të bëja një spastrim.

“Duhen njerëz që e dinë çfarë do të thotë të fitosh, ndërsa më duket se lojtarët e sotëm ndihen të kënaqur. Nuk e di nga mund të riniset Napoli, nuk e njoh mirë ekipin për të thënë se kush ka dëshirë të vazhdojë të luftojë. Ka  shumë njerëz që janë mësuar të mos fitojnë dhe edhe Spalletti ka gabuar në disa momente”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit