“Unë do të shpenzoja një miliard e gjysmë…”, mesazhi i Sarri-t për Lazio-n

19 Janar 2022
17:36
Denis Hakanaj
back button

Lazio mbetet e bllokuar në merkato.

Pa u larguar njeri nuk mund të ketë blerje.

Trajneri Maurizio Sarri ka dhënë mendimin e tij me qetësi dhe kthjelltësi:

“Po të ishte për mua, do të shpenzoja 1 miliard e gjysmë… Ky klub ka nevojë për dy ose tre sesione merkatoje. Nuk do të bëjë asnjë merkato me 7-8 blerje”, ka thënë trajneri bardhekaltër.

“E dija para se të vija. Të shohim nëse mund të bëjmë diçka, presidenti ka thënë gjithmonë se do të vijë dikush, nëse do të largohet dikush. Është e rëndësishme që klubi të jetë i gatshëm të na shoqërojë në rritje”.

Pozicioni i trajnerit është i qartë. Tare po punon për shitjet, por koha po mbaron dhe mbyllja e merkatos është gjithmonë dhe më afër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit