“Unë e di çfarë dua, por për të ardhmen time do të vendosin të tjerët”

24 Maj 2023
11:32
Telesport
back button

Futbollisti portugez Joao Felix, i mbërritur në janar te skuadra e Chelsea në formë huazimi nga Atletico Madrid, shprehet se ende është i paqartë për të ardhmen e tij. Ai ka realizuar 3 gola në 14 ndeshje të Premier League me “blutë” e Londrës, ndërkohë që pret të mësojë se ku do të luajë sezonin tjetër.

Më kë palqyer kjo kohë që kam kaluar në Londër, por nuk e di nëse do të kem një kontratë të gjatë këtu apo jo. Nuk e di ende të ardhmen time”, u shpreh për “Sky Sports sulmuesi portugez Joao Felix, kartoni i të cili është ende në pronësi të Atletico Madrid.

Më kanë pëlqyer këto 4-5 muaj këtu në Londër. Jam në një klub të madh dhe të gjithë këtu janë sjellur mirë me mua. Shokët e mi të skuadrës janë të jashtëzakonshëm dhe më pëlqen të qëndroj këtu”, u shpreh më tej 23-vjeçari, që është në pritje të një vendimi që do të marrin dy klubet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit