“Unë jam boksieri që do t’i shpëtoj nderin Amerikës në peshën e rëndë”

7 Korrik 2020
8:21
Telesport
back button

Në dhjetor të vitit të kaluar, Amerika krenohej, pasi titujt kampionë bote në peshën e rëndë ishin “pronë” e saj, me Deontay Wilder e Andy Ruiz (ky i fundit meksikan, por që jeton në Amerikë). Por mjaftuan pak muaj që titujt të ndryshojnë destinacion dhe tashmë ato janë “pronë” e Britanisë se Madhe, me Anthony Joshua e Tyson Fury.

Kjo situatë do të jetë e përkohshme”, thotë boksieri 26-vjeçar amerikan Jermaine Franklin, 20 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist. Ai shprehet se do të jetë idhulli i ri i boksit amerikan, njeriu që do ta rikthejë lavdinë e këtij sporti në këtë kontinent, duke qenë kampioni i ardhshëm i botës në peshën e rëndë.

Do t’i rikthejmë ata tituj sërish në Amerikë. Mes Amerikës dhe Britanisë gjithnjë ka patur duel e rivalitet në boks, por ne gjithnjë i kemi marrë titujt. Unë do të jem boksieri amerikan, që do të jem kampioni i ardhshëm i botës në peshën e rëndë. Shihni rezultatet e mia, nëse nuk besoni do të zhgënjeheni”, tha Jermaine Franklin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit