“Unë jam fansi nr.1 i rivalit tim më të madh”

3 Prill 2020
19:17
Telesport
back button

Në këtë periudhë “pushimi” të detyruar për shkak të coronavirus, tenisti Roger Federer i është rikthyer rivalitetit dhe miqësisë që ka me Rafael Nadal. Zvicerani, në një intervistë tha: “Rafael gjithnjë ka përfaqësuar sfidën time më të madhe për mua në këtë sport”.

Së bashku kemi zhvilluar disa nga ndeshjet më epike të këtij sporti dhe jam krenar për këtë. Me shumë gjasa, unë jam fansi numër 1 i Rafael, e admiroj për lojën e tij”, u shpreh më tej Federer.

Dy tenistët këtë vit kanë zhvilluar një ndeshje bamirësie në Afrikën e Jugut, çka konfirmon miqësinë e madhe mes tyre. Kjo ndeshje vendosi rekordin e  mbi 50 mijë shikuesve dhe nga kjo sfidë u arkëtuan 3.5 milionë euro për bamirësi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit