“Unë në vend të Pjanic? Sa mirë do të ishte…”

29 Mars 2020
19:27
Denis Hakanaj
back button

Rolando Mandragora, ish-mesfushori i Juventus-it i shitur tek Udinese në 2018-ën, ka folur për të ardhmen e tij.

“Në këtë moment jam një lojtar i Udinese-s, është e qartë se interesimi i skuadrave të rëndësishme më bën të ndihem mirë”, ka thënë 22-vjeçari për Sky Sport.

“Më pëlqen roli i organizatorit. Më pëlqen të diktoj lojën dhe të jem në qendër të mesfushës. T’i vjedh vendin Pjanic-it tek Juventus-i? Samirë do të ishte…”.

“E njohim forcën e tij dhe atë të Bentnancur, por idhulli im në rolin tin është Pirlo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit