United bën hapin e parë, 40 milionë euro për talentin e Premier League

18 Maj 2019
17:10
Telesport
back button

Manchester United ka kryer kontaktin e parë me skuadrën e Fulham për të siguruar mesfushorin e krahut të majtë, 19-vjeçarin Ryan Sessegnon. Ai ka një kontratë deri në verën e vitit 2020 me Fulham, por mund të largohet për shumën e 40 milionë eurove. Duke parë konkurrencën e madhe për Sessegnon, skuadra e United kërkon të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen me Fulham.

Pas rënies së Fulham në Championship sezonin tjetër, lojtari ka kërkuar që të shitet dhe të luajë sërish në Premier League, aty ku debutoi këtë sezon (30 ndeshje dhe 2 gola). Për këtë arsye, United ka hedhur hapin e parë, duke kontaktuar klubin, ndërkohë që për Sessegnon është interesuar edhe Tottenham.

Sipas “Sky Sports”, skuadra e Fulham nuk do të nxitohet për të marrë një vendim të menjëhershëm për të shitur lojtarin, pasi pret ofertën më të mirë. Pavarësisht se ky ishte sezoni i tij i parë në Premier League, 19-vjeçari konsiderohet si një nga të rinjtë më të mirë. Me fanellën e Fulham ai ka kaluar kuotën e 100 ndeshjeve në karrierë, ndërkohë që luan edhe me kombëtaren U-21 të Anglisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit