United, Bruno Fernandes zbulon frikën para rifillimit të Premier League

2 Qershor 2020
20:47
Denis Hakanaj
back button

Mes notave të pakta pozitive të Manchester United është sigurisht Bruno Fernandes. Fantazisti portugez, në fakt, ka qenë një nga më të mirët e skuadrës së Solskjaer.

Megjithatë, ish-lojtari i Sporting-ut është i shqetësuar për kthimin e tij në fushë. Ai ka frikë se nuk do të jetë më i paparashkueshëm për kundërshtarët e tij.

“Për mua, nëntë ndeshje me United nuk janë të mjaftueshme sepse tani vjen pjesa më e vështirë”, ka thënë ai në Instagram për Talent Ain’t Enough.

“Kundërshtarët fillojnë të njohin lojën tënde, si lëviz, si pason, si godet topin. Gjërat bëhen më të vështira tani. Tani duhet të punoj dhe të përmirësohem më shumë, dhe ta studioj më shumë skuadrën kundër së cilës luaj”.

“Duhet të jem gati të kuptoj vështirësitë që mund të kem”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit