United-Chelsea: Gafë e pabesueshme nga Mudryk, Casemiro-Martial s’falin (Video)

25 Maj 2023
21:53
Denis Hakanaj
back button

Manchester United-Chelsea është ndeshja e madhe e mbrëmjes së sotme në kampionatin anglez, e vlefshme për javën e 32-të.

Djajve të Kuq u mjafton të marrin një pikë në dy ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League, Chelsea nga ana tjetër kërkon ta harrojë sa më shpejt këtë sezon zhgënjyes.

UNITED-CHELSEA – RASTI I HUMBUR NGA MUDRYK – VIDEO

Ndeshja e Old Trafford mund të kishte nisur shumë mirë për londinezët nëse Mudryk, një nga blerjet e shtrenjta të këtij sezoni në merkato, nuk do të kishte shpërdoruar një rast të pastër pak metra larg De Gea-s.

UNITED-CHELSEA – GOLI I CASMIEROS – VIDEO

Nuk ka gabuar Casemiro, i cili ka tundur rrjetën një minutë më mbrapa me një goditje me kokë. Gol ky që është konfirmuar pas një kontrolli të VAR për një pozicion të mundshëm jashtë loje.

UNITED-CHELSEA – GOLI I MARTIAL – VIDEO

Në fundin e pjesës së parë ka ardhur edhe goli i dytë i vendasve. Ka qenë Martial që ka shënuar për Djajtë e Kuq pas një aksioni të bukur të skuadrës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit