United del kundër Solskjaer, fikson çmimin e yllit të skuadrës

16 Maj 2021
11:27
Denis Hakanaj
back button

Bordi i Manchester United dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer kanë mosmarrëveshje për të ardhmen e Paul Pogba.

Sipas Mirror, trajneri synon ta mbajë mesfushorin në Old Trafford, por drejtuesit e klubit duket se nuk janë dakord.

Disa pjesëtarë të bordit drejtues nuk duan të plotësojnë kërkesat ekonomike të menaxherit të lojtarit, Mino Raiola, i cili kërkon 400.000 sterlina në javë (rreth 464 mijë euro) për rinovimin e kontratës.

Një shifër që konsiderohet shumë e lartë për shkak të krizës ekonomike të krijuar nga coronavirus dhe që do ta bënte akoma më të vështirë blerjen e Jadon Sancho dhe Raphael Varane, dy objektiva kryesorë të United për sezonin e ardhshëm.

Kontrata e Pogba skadon vitin e ardhshëm dhe Manchester United e ka fiksuar në 55 milionë sterlina (63 milionë euro) çmimin për kartonin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit