United “djeg” Real-in dhe Bayern-in, gati 65 mln euro për yllin e Serisë A

12 Korrik 2020
17:22
Denis Hakanaj
back button

Manchester United po punon për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Djajtë e Kuq duket se kanë vënë në shënjstër yllin e Inter-it, Milan Skriniar, për të cilin janë gati të bëjnë një ofertë të rëndësishme.

Sipas Mirror, në fakt, United është gati t’i bëjë zikaltërve një ofertë prej 65 milionë eurosh.

Një shifër që mund të mjaftojë për të mposhtur konkurrencën e Real Madrid dhe Bayern Munich, gjithashtu të interesuara për lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit