“United do të ‘përdorë’ Mendes për t’u liruar nga Cristiano Ronaldo”

20 Nëntor 2022
15:00
Denis Hakanaj
back button

Manchester United mund të përfitojë nga lidhja e fortë me menaxherin e Cristiano Ronaldo-s, Jorge Mendes, për të marrë ndihmë për të ndërprerë kontratën me portugezin.

Kështu shkruan Daily Mail. Tani është e qartë se United dëshiron që CR7 të largohet pas intervistës televizive me Piers Morgan, në të cilën ai pretendonte se ishte tradhtuar nga klubi.

Anglezët nuk e fajësojnë Mendes-in për deklaratat e klientit të tij dhe shpresojnë se pragmatizmi do të konsolidojë një marrëveshje për anulimin e kontratës së lojtarit, me marrëveshje të dyanshme, në vend që të përdorin rrugën e vështirë, pra shkarkimin për shkelje të kontratës.

Mendes përfaqëson shumë lojtarë të tjerë të Premier League, duke përfshirë Joao Cancelo dhe Ruben Neves, ai më parë ka çuar yje si Nani dhe Angel Di Maria në Old Trafford.

Ndërsa United planifikon të merret sërish me Mendes në të ardhmen, ata nuk shohin asnjë përfitim për asnjërën nga palët që të shkojnë në gjyq për Ronaldo-n.

CR7 duhet të bëjë debutimin e tij në Kupën e Botës kundër Ganës të enjten. Edhe pse Bernardo Silva i Manchester City këmbënguli se intervista e shokut të tij të kombëtares nuk kishte qenë një shpërqendrim për ekipin, ai nënvizoi se Portugalia nuk përbëhet nga një lojtar, siç u dëshmua në fitoren 4-0 Nigerinë, në një miqësore javën e kaluar, pa pranianë e Ronaldo-s.

“Ky është një brez tjetër. Pothuajse të gjithë lojtarët kanë ndryshuar gjatë tetë viteve të fundit dhe luajnë në kampionatet më të mira për klubet më të mira.

“Kur nuk është Cristiano, kombëtarja ka mundur të përgjigjet. Jemi 26 veta dhe nuk ka rëndësi nëse është njëri apo tjetri. E kemi treguar edhe në kualifikime. Megjithatë, unë e shoh Cristianon të motivuar dhe të fokusuar te Portugalia si të gjithë ne”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit