Manchester United duket se po mendon seriozisht që të bëjë një përforcim të bujshëm në merkaton e janarit. Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Saul Niguez.
Meqë bëhet fjalë për mesin e sezonit, “Djajtë e Kuq”, kanë gati plot 90 milionë euro për të bindur drejtuesit e Atletico Madrid. Mesfushori pëlqehet shumë në Manchester dhe do të ishte përforcimi ideal për ekipin e Solskjaer.
Simeone e ka ndër të preferuarit e tij, por 90 milionë euro mund të bëjnë që Atletico ta rimendojë çështjen. Sipas mediave angleze, United është i bindur në investimin që kërkon të bëjë, tashmë topi është në krahun e “Los Colchoneros”.