United-Fulham, gjithçka mund të vendoset në pjesën e parë

7 Dhjetor 2018
20:48
Denis Hakanaj
back button

Manchester United ka marrë pesë fitore dhe një barazim në  gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Fulham, me takimin e fundit mes këtyre dy skuadrave që është mbyllur në barazim 2-2 në "Old Trafford" në shkurtin e 2014-ës.

Në atë takim, vendasit kanë bërë 81 krosime, më shumë se në çdo ndeshje tjetër të Premier League që nga sezonin 2003-04. Ndërkohë, Fulham ka humbur më shumë ndeshje të kampionatit kundër Arsenal (19) se kundër Manchester United (18).

Mes përballjeve të Premier League në të cilat janë shënuar të paktën 50 gola , Manchester United-Fulham ka patur përqindjen më të lartë të golave të shënuar në pjesën e parë (51 nga 86, 59%), vetëm dy nga 26 ndeshjet e zhvilluara mes këtyre dy ekipeve në kampionatin anglez janë mbyllur pa gola në pjesën e parë.

Manchester United ka bërë 46 ndryshime në  formacionin titullar në ndeshjet e luajtura në këtë sezon; duke përfshirë edhe shtatë ndryshimet e bëra në takimin e luajtur kundër Arsenal në mesjavë. Asnjë ekip tjetër nuk ka bërë kaq shumë ndryshime në këtë sezon të Premier League.

Në fund, Fulham nuk ka marrë asnjë fitore në  10 ndeshjet e fundit të Premier League që ka luajtur në transfertë (1 barazim, 9 humbje), duke humbur gjashtë të fundit. Hera e fundit që kanë humbur më shumë ndeshje radhazi larg shtëpisë në kampionat ka qenë në marsin e 2006-ës.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit