United gjen zëvendësuesin e Pogba, gati 60 milionë euro!

6 Prill 2020
16:56
back button

Manchester United dhe Paul Pogba do të ndajnë rrugët mes tyre në merkaton e verës, me francezin që pritet të kalojë në Madrid te Reali, ose në Torino te Juventus.

Edhe pse ende nuk është konkretizuar largimi i kampionit të Botës, United ka nisur të mendojë për zëvendësuesin, që sipas gjasave do të jetë një emër i njohur, si për Pogba, ashtu edhe për Premier League.

Bëhet fjalë për Tanguy Ndombele, i cili aktualisht është pjesë e Tottenham. Këta të fundit e morën verën e shkuar për plot 60 mln euro nga Lyoni, por francezi nuk ka arritur të shfaqë potencialin e tij. Mourinho nuk e ka në plane dhe United kërkon të përfitojë nga kjo gjë.

“Djajtë e Kuq” kanë gati 60 milionë euro për të bindur Spursat dhe gjasat që londinezët të pranojnë ofertën janë shumë të mëdha. Të paktën, kështu bëhet me dije nga mediat angleze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit