United hedh sytë nga “dështaku” i Juves, acarohen tifozët e Liverpoolit

18 Tetor 2019
15:01
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United po mendon rikthimin e Emre Can në Angli. Juventusi afroi ish-lojtarin e Liverpoolit me kosto zero, por me ardhjen e teknikut Maurizio Sarri ai ka mbetur jashtë listës së Champions League dhe nuk është më në plane. 

Gjermani ka shprehur zhgënjimin e tij, pasi ka luajtur shumë pak me torinezët, ndërsa nuk u transferua te PSG-ja në verë. Sky Sport ka zbuluar se Manchester United po mendon që të afrojë futbollistin në merkaton e janarit. 

Ai do të largohet dhe Juventusi është gati ta lërë të lirë. Emre Can e njeh mjaft mirë kampionatin anglez dhe nuk do të vazhdojë dhe do të pranonte me dëshirë rikthmin. United do t’i jepte minuta, pavarësisht se do të kthehej në “armik” me tifozët e Liverpoolit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit