United i bën presion yllit të ekipit të pranojë ofertën e Fenerbahce-s

18 Gusht 2019
17:03
Denis Hakanaj
back button

Manchester United nuk ka dëshirë ta ketë më në ekip Marcos Rojo-n.

Argjentinasi ka dalë i tepërt pas blerjes rekord të Harry Maguire dhe për shkak të qendërmbrojtësve të tjerë që janë të pranishëm në ekip.

Sipas “Sunday Times”, “Djajtë e Kuq” po i bëjnë presion lojtarit për ta bindur të pranojë ofertën e Fenerbahce-s, që kërkon ta marrë me formulën e huazimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit