United, Ighalo paralajmëron: Do të largohem nga fusha…

6 Qershor 2020
16:08
Denis Hakanaj
back button

Pas ngjarjeve të fundit në lidhje me Geore Floyd, i vrarë në Minneapolis nga policia, edhe bota e futbollit mban qëndrim kundër racizmit.

I fundit që ka folur në lidhje me këtë ka qenë sulmuesi i Manchester United, Odion Ighalo. Lojtari në pronësi të Shanghai Shenua ka zbuluar për Sky Sports se çfarë do të bëjë në rast se tifozët do t’i drejtojnë fyerje raciste.

“Nëse do të më fyejnë, do të veproj kështu: fillimisht do të informoj arbitrin dhe do të pres që ai të bëjë diçka. Në rast se nuk do të veprohet dhe nuk do të marrin masa, atëherë do të largohem nga fusha”, ka thënë Oghalo.

“Në një ndeshje në Kinë më kanë thirrur me emra të çuditshëm. Nuk pati asnjë ndërhyrje dhe pas ndeshjes nuk ia dhashë dorën arbitrit. Kam shkuar direkt në dhomat e zhveshjes, jam zemëruar dhe kam informuar menjëherë federatën”.

“Askush nuk duhet ta tolerojë racizmin. Askush nga ne. Pavarësisht ngjyrës se lëkurës, jemi të gjithë të barabartë, jetojmë në të njëjtën botë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit