United imiton Realin, zbulohet trajneri i përkohshëm që do të mbyllë sezonin

18 Dhjetor 2018
12:00
back button

Manchester United ka pushuar nga puna trajnerin Jose Mourinho dhe tashmë ka nisur puna për të gjetur pasuesin e tij. Jemi në mesin e sezonit dhe është e qartë që në gjendjen aktuale vështirë se ndonjë trajner me emër do të merrte përsipër nxjerrjen e Djajve të Kuq nga kriza, ndaj pritet emërimi i një trajneri të përkohshëm, deri në fund të sezonit.

Emri i përzgjedhur, të paktën sipas mediave angleze, është ai i ish-mesfushorit Michael Carrick, i cili deri tani ka qenë pjesë e stafit drejtues dhe është një personalitet i respektuar nga tifozët dhe lojtarët.

Lajmin për emërimin e një trajneri të përkohshëm e dha vetë Manchester United, në komunikatën e pushimit nga puna të Jose Mourinho-s: "Një trajner i përkohshëm do të emërohet deri në mbyllje të sezonit, ndërsa klubi do të kryejë një proces të plotë rekrutimi për një trajner të ri".

Mourinho e la United në vendin e gjashtë, me 19 pikë më pak se Liverpool-i kryesues. Të shtunën United do të vizitojë Cardiff-in dhe aty pritet të debutojë Carrick, i cili nis karrierën si trajner me detyrën më të vështirë të mundshme, pak a shumë si Santiago Solari në Madrid.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit