United kërkon yllin e rivalëve për të dalë nga kriza

6 Qershor 2020
21:46
Denis Hakanaj
back button

Në majin e 2017-ës, Manchester United ka ngritur Europa League, trofeu i tretë i fituar nën drejtimin e Jose Mourinho-s pas fitoreve në  Community Shield dhe Kupën e Ligës.

Nga ai moment, Djajtë e Kuq kanë nisur një periudhë agjërimi dhe një krizë teknike nga e cila nuk po dalin dot. Një shkundje për të dalë nga ky moment i vështirë mund të vijë në merkaton e verës, kur klubi do të provojë të ngushtojë diferencat me rivalët.

Sipas Daily Mail, blerja e parë e madhe duket se do të jetë Harry Kane. Sulmuesi anglez duket se nuk është i bindur të vazhdojë me Tottenham-in dhe divorci nuk do të ishte aspak një surprizë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit