United me sulm të fortë, Solskjaer rrëmben yllin e Serie A

23 Maj 2020
12:31
Eraldo Harlicaj

Manchester United është ekipi favorit për të nënshkruar me yllin e Napolit, Kalidou Koulibaly. “Djajtë e kuq” janë gati të paguajnë 90 milionë euro në arkat e klubit të Aurelio De Laurentiss dhe këtë herë presidenti nuk do të bllokojë lëvizjen.

Anglezët janë më të qartë se PSG dhe Real Madrid që nuk kanë nisur kontaktet serioze, ndërsa sipas asaj që shkruan La Repubblica dhe Il Mattino United po negocion që tani. Ata duan ta rrëmbejnë në verë futbollistin senegalez.

29-vjeçari dëshiron të largohet nga skuadra e Napolit, pasi nuk ndihet aspak mirë në Itali. Ai ka krisje me klubin që prej problemeve që patën në kohën e Carlo Ancelottit. Koulibaly nuk e ka përtypur faktin se klubi u mbajti rrogat duke i vendosur gjoba.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit