United përgatit lëvizjen surprizë, është një hap larg yllit të Botërorit

8 Qershor 2023
15:12
Denis Hakanaj
back button

Manchester United është një hap larg kompletimit të blerjes së parë të merkatos së verës, sipas mediave franceze.

Djajtë e Kuq janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri për ta vënë përkrah Lisandro Martinez dhe Raphael Varane sezonin e ardhshëm.

Sipas L’Equipe, ata janë afër nënshkrimit të Axel Disasi të Monaco, i cili më parë ishte i lidhur me Chelsean dhe Bayern Munich.

Lëvizja duket se ka ardhur papritur, me raportet që pretendojnë se United nuk ka “asnjë problem” në përputhjen me çmimin e kërkuar të klubit francez prej rreth 44 milionë sterlina.

Disasi ka bërë 129 paraqitje për Monacon, duke luajtur si në qendërmbrojtës ashtu si edhe në krahun e djathtë.

25-vjeçari është grumbulluar tri herë nga Franca dhe ishte pjesë e skuadrës franceze në Kupën e Botës, e cila humbi kundër Argjentinës në finalen e dhjetorit.

Trajneri i United, Erik ten Hag është i vendosur të forcojë opsionet e tij mbrojtëse, me Harry Maguire që ka të ngjarë të largohet nga klubi.

Kapiteni i klubit ishte blerja rekord e Djajve të Kuq për 85 milionë në vitin 2019-ën. Por ka qenë shumë i lidhur me një lëvizje në Tottenham ditët e fundit.

Gjigantët e Premier League janë përfolur gjithashtu edhe për një interesim ndaj qendërmbrojtësit të Napolit, Kim Min-jae, që do t’i kushtonte 43 milionë.

L’Equipe raporton se edhe pse marrëveshja për Disasin është ‘afër’, dy klubet nuk kanë nisur në fakt negociatat përfundimtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit