United përgatit ofertën e tretë, Barça kundpërgjigjet me 300 mln euro

12 Gusht 2020
16:13
Denis Hakanaj
back button

Manchester United është në kontakt me Jorge Mendes për talentin e Barcelona-s, Ansu Fati.

Barcelona ka refuzuar dy oferta të Djajve të Kuq këtë vit, të parën në janar dhe të dytën para rifillimit të sezonit.

Oferta e dytë e anglezëve ka qenë 150 milionë euro, me presidentin e katalanasve, Bartomeu, që i ka kujtuar United se lojtari kishte një kaluzolë 170 milionë euro.

Sipas Sport, klubi i Premier League po mendon seriozisht për një ofertë të tretë, pasi është lodhur nga negociatat e gjata me Dortund-in për Jadon Sancho.

Nëse verdhezinjtë nuk do të heqin dorë ngë kërkesa 120 milionë euro për Sancho-n, United do të provojë përsëri për Fati.

Edhe pse Mendes nuk është menaxheri i talentit të Barçës, ai është shumë afër familjes dhe ka informuar United se do të ishte në gjendje ta bindte Ansu që të transferohej në Old Trafford.

Duke ditur planet e gjigantëve të Premier League, Barça do të përshpejtojë negociatat për rinovimin e kontratës së Fati, duke e çuar në 300 milionë euro klauzolën e 17-vjeçarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit