United “plaçkit” Juventusin, dy dhurata për Solskjaer në janar!

8 Nëntor 2019
15:18
back button

Manchester United po pret me padurim merkaton e janarit që të ketë mundësi të bëjë ndërhyrje në kontingjentin e lojtarëve, pasi deri tani gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë për “Djajtë e Kuq”.

Puna ka nisur që tani nga drejtuesit dhe dy emrat e parë që pritet të kalojnë në “Old Trafford” janë dy lojtarë të Juventusit. Bëhet fjalë për Mario Mandzukic dhe Emre Can.

Transferimi i kroatit në Manchester është thuajse i sigurt, pasi sulmuesi nuk ka luajtur asnjë minutë me Sarrin, madje prej kohësh nuk stërvitet me ekipin, por individualisht. Pak më ndryshe paraqitet situata e turko-gjermanit, Emre Can.

Arsyeja është se drejtori i Juventusit, Paratici kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij. Mesfushori, pavarësisht se nuk ka gjetur shumë hapësira dhe nuk është i kënaqur, mbetet një lojtar i vlerësuar dhe drejtori bardhezi do ta linte të lirë vetëm në rast të një oferte joshëse. Sidoqoftë, synimet e United duken të qarta dhe siç thuhet në mediat angleze, Mandzukic dhe Can do të kalojnë në Premier League në janar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit