United prapakthehu, lë të lirë Lulaku por me një kusht

15 Korrik 2019
17:33
Telesport
back button

Manchester United është gati të lërë të lirë sulmuesin belg Romelu Lukaku. Ndryshe nga sa kanë vepruar ditët e fundit, ku drejtuesit e United kanë refuzuar çdo ofertë për sulmuesin 26-vjeçar, tashmë skuadra e Premier League është gati të ulet e diskutojë një formulë tjetër transferimi për të lënë të lirë lojtarin.

Sipas “Tuttosport”, Romelu Lukaku do të lihet i lirë nga Manchester United vetëm në formë huazimi. Kushdo ekip që synon të marrë sulmuesin belg duhet të paguajë edhe shifrën prej 17 milionë eurosh, shumë vjetore që peshon në bilancin e skuadrës britanike nga rroga e Lukakut.

Kështu, Inter dhe Juventus, skuadrat e vetme që janë interesuar për sulmuesin, shohin se kanë një mundësi për të vepruar në merkato. Sidomos zikaltërit, që kanë ofruar deri në 70 milionë euro për belgun, por kjo shumë është refuzuar nga “djajtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit