United s’di të ndalet, mposht Brighton me Pogba dhe magjinë e Rashford

19 Janar 2019
17:56
Denis Hakanaj
back button

Manchester United ka marrë fitoren e gjashtë radhazi në Premier pasi ka mundur 2-1 në shtëpi Brighton në javën e 23-të të kampionatit. Pogba (27') ka zhbllokuar takimin me një penallti të fituar nga vetë ai, ndërsa Marcus Rashford ka dyfishuar për vendasit në të 42-ën. 

Ky ka qenë goli i 41-të për sulmuesin anglez në 150 ndeshje me United në të gjitha kompeticionet, që e bën atë golashënuesin më të mirë të "Djajve të Kuq" që nga debutimi i tij me këtë klub.

Brighton ka rihapur ndeshjen në të 72-ën me Gross, por nuk ka arritur të gjejë golin e barazimit. 

Kjo fitore e ngjit përkohësisht skuadrën e Solskjaer në vendin e pestë të renditjes, vetëm tri pikë larg Chelsea-t të vendit të katërt që do të luajë në 18:30 kundër Arsenal-it në transfertë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit