United, Solskjaer do dy blerje të tjera para mbylljes të merkatos

25 Shtator 2020
20:33
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Soslskjaer, kërkon dy blerje t ë tjera para mbylljes së merkatos.

Djajtë e Kuq janë të dëshpëruar për të përforcuar skuadrën para mbylljes së merkatos dhe pas një fillimi jo shumë të mirë të sezonit të ri.

Sipas The Sun, klubi po punon që të sigurojë Jadon Sancho dhe Alex Telles në javët e ardhshme.

Anglezët kanë besim se do të arrijnë të sigurojën shërbimet e Sancho-s me një ofertë 98 milionë euro për Borussia Dortmund.

20-vjeçari do të ishte dakord me një transferim në Old Trafford, por nuk do ta forcojë largimin nga verdhezinjtë.

Gjithashtu, United po negocion me Porto-n për Telles, me portugezët që kërkojnë 19 milionë euro.

Djajtë e Kuq, gjithsesi, nuk duan të paguajnë aq shumë për mbrojtësin 27-vjeçar, i cili është në vitin e tij të fundit të kontratës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit