United, zbulohet kërkesa e parë e Rangnick në merkato

1 Dhjetor 2021
17:47
Denis Hakanaj
back button

Manchester United po interesohet për Timo Werner.

Sipas Bild, trajneri i ri i Djajve të Kuq, Ralf Rangnick, e do me çdo kusht sulmuesin e Chelsea-t në Old Trafford.

Të dy kanë punuar bashkë te Leipzig dhe Rangnick beson se mund ta rigjallërojë formën e sulmuesit tek United.

Një transferim në janar ka pak mundësi të ndodhë, por një ofertë mund të bëhet në janar me këshillimin e Rangnick, i cili do të bëhet këshilltar i klubit pas fundit të këtij sezoni.

Rangnick e mori Werner te Leipzig në 2016-ën para se ai të shitej te Chelsea në 2020-ën.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit