Upamecano ‘injoron’ Messi-n: “Ja kush është më i forti me të cilin jam përballur”

18 Janar 2023
15:40
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Bayern Munich dhe i Francës, Dayot Upamecano, ka zbuluar në një intervistë për BeIN Sports se kush është sulmuesi më i fortë me të cilin është përballur.

Qendërmbrojtësi francez, pavarësisht se është përballur me më të mirë dhe, kohët e fundit, edhe me Lionel Messi-n, ka zgjedhur ta ‘injorojë’ Pleshtin dhe ka zgjedhur një lojtar tjetër.

“Sulmuesi më i vështirë me të cilin jam përballur është Ousmane Dembele”, ka thënë Upamecano. Kur është pyetur për të dhënë detaje të tjera në lidhje me ketë zgjedhje, edhe pas përballjes në finalen e Botërorit me Messi-n, ai ka thënë:

“Jo, nuk mund të them Messi. Kundërshtaru më i vështirë është Ousmane. Është shumë, shumë i shpejtë”, ka thënë qendërmbrojtësi i klubit bavarez.

Në këtë sezon, Upamecano ka luajtur dy herë kundër Ousmane Dembele në ndeshjet e Champions League kundër Barcelona-s. Në të dy rastet, Bayern-i ka fituar pa pësuar gol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit