Urimi në mesnatë, bashkëlojtarët e surprizuan kështu Messin për ditëlindje (video)

25 Qershor 2021
9:20
Alfred Lleshi
back button

Lionel Messi mbushi dje 34 vjeç, i përqendruar totalisht te kombëtarja argjentinase, e angazhguar në “Copa América”. Pavarësisht përgatitjeve për ndeshjen tjetër kundër Bolivisë, Albiceleste mendoi si ta nderonte dhe uronte kapitenin e vet, “10” e skuadrës. Disa futbollistë shkuan në dhomën e tij për ta zgjuar dhe për t’i kënduar atij “Gëzuar Ditëlindjen” tradicionale.

Në imazhet e shpërndara nga Instagrami i lojtarit të Barcelonës ​​vërehet se si pjesëtarët e kombëtares ndezin dritën në dhomën e “Pleshtit” dhe fillojnë të këndojnë këngën. Disa iu afruan për t’i bërë dhuratat e rastit, nga verërat te parfumet.

Pas festës së vogël, Kun Agüero iu kërkoi të gjithëve që të shkonin në dhomat e tyre, sepse donte të vazhdonte të flinte. “Ju nuk i dhatë asgjë”, – e kujtoi Nicolás Otamendi. “Është e vërtetë”, – u përgjigj Messi, duke thumbuar shokun e dhomës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Arturo Vidal, mik i ngushtë i Lionel Messi, me të cilin ndau një dhomë zhveshjeje te Barcelona midis viteve 2018 dhe 2020, tha të martën se ai beson që ylli argjentinas do të vazhdojë të luajë me klubin katalanas edhe vitin e ardhshëm:

“Unë mendoj se do të vazhdojë, Leo e do Barcelonën, ka familjen e tij, gjërat e tij atje. E dhe për shkak të futbollit që luajti tërë jetën e tij atje në Spanjë, mendoj se do të vazhdojë në ‘Camp Nou’, por nuk jam plotësisht i sigurt. Ky është një vendimi që duhet ta marrë Messi me familjen e tij. Shpresojmë të marrë vendimin më të mirë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit