Urrejtja për futbollin dhe sekreti i lumturisë, rrëfehet Georgina

20 Janar 2022
17:03
Denis Hakanaj
back button

Georgina Rodriguez ka dhënë një itnervistë për El Pais në prag të daljes në Netflix të dokumentarit të saj.

Ajo e ka përshkruar Cristiano Ronaldo-n “një burrë shumë të bukur dhe perfekt”, “futbollisti më i mirë në botë” dhe një person “që është shumë mirë financiarisht sepse është shumë i zgjuar në biznes”.

Për çfarë flasin Georgina dhe Cristiano? Për gjithçka përveç futbollit:

“Nuk jam interesuar kurrë për futbollin. Më pëlqente baleti dhe të shkoja në fshat për pak kohë. Jam interesuar për futbollin më pas sepse më intereson ajo që bën partneri im, por nuk jam një tifoze futbolli dhe e vërteta është se në shtëpi nuk flitet për futboll sepse unë nuk ia kam idenë”, ka thënë Georgina.

Sekreti i lumturisë së Georgina-s?

“Jam një njeri shumë pozitiv, më shumë se ambicioze. Jeta është shumë më e thjeshtë dhe mendoj se gjërat po më shkojnë mirë sepse nuk jam ziliqare dhe e ligë. Jam e lumtur dhe ndihem shumë e realizuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit