US Open bën lëvizjen surprizë për të shpëtuar turneun

21 Maj 2020
10:54
Telesport
back button

Pas shtyrjes së Roland Garros dhe pezullimit të Wimbledon tashmë është radha e US Open të përballet me krizën e coronavirus. Për momentin nuk ka ende një vendim final për turneun që zhvillohet në Nju Jork, qytetin më të prekur nga virusi vdekjeprurës.

US Open do të zhvillohet më 31 gusht-13 shtator, ndërkohë që terrenet e tij që ishin përdorur për të ndërtuar një spital provizur tashmë i janë rikthyer normalitetit. Gjithsesi, në rast se turneu zhvillohet në Nju Jork ai me shumë gjasa do të jetë pa tifozë.

Organizatorët e US Open po mendojnë edhe një alternativë të dytë, zhvillimin e tij në një qytet tjetër. Sipas mediave amerikane, grand slam i fundit sezonal të zhvillohet në Orlando ose në Indian Wells. Gjithçka do të vendoset duke parë ecurinë që do të ketë coronavirus në Nju Jork.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit