US Open: Kush luan do të marrë përsipër përgjegjësitë… edhe vdekjen

11 Gusht 2020
10:10
Telesport
back button

Frika për të marrë pjesë në grand slam të US Open, që nis më 31 gusht, është e madhe për shkak të pandemisë së Covid-19. Shumë tenistë kanë refuzuar të udhëtojnë drejt Amerikës pikërisht nga frika e infektimit nga virusi vdekjeprurës.

Gjithsesi, organizatorët e US Open konfirmojnë se turneu do të luhet normalisht edhe pse të gjithë pjesëmarrësit do të firmosin një dokument para se të luajnë. Një dokument që ka vënë në dilemë edhe ata që ishin të sigurt për pjesëmarrjen.

Në këtë dokument, organizatorët kërkojnë nga tenistët që të marrin përsipër vullnetarisht përgjegjësinë e plotë për çdo rrezik, përfshi edhe vdekjen e tyre apo personave me të cilët ata janë në kontakt. Pra, tenistët do të marrin përsipër përgjegjësitë për veprimet e tyre.

Ndërkohë që, të gjithë tenistët që do të luajnë në US Open, pas përfundimit të turneut, do të qëndrojnë 14 ditë në karantinë, duke vënë në rrezik, pjesëmarrjen e tyre në Roland Garros, turne që nis më 20 shtator.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit