US Open përmbys renditjen, dy liderë të rinj në krye të klasifikimit në të dyja kategoritë

18 Shtator 2023
10:30
Telesport
back button

Triumfi në grand slam të US Open ka rikthyer tenistin serb Novak Djokovic në krye të renditjes botërore, me 11.795 pikë. Ai ka zbritur nga froni spanjollin Carlos Alcaraz, që tashmë ndodhet 3000 pikë pas serbit. Në vendin e tretë ndodhet sërish rusi Daniil Medvedev.

Edhe te femrat ka ndryshime në krye të renditjes, kun ë vendin e parë ndodhet tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka. Ajo humbi në finalen e US Open, por gjithsesi rrëmben kreun e renditjes, duke zbritur në vendin e dytë polaken Iga Swiatek.

Fituesja e US Open për femra, Coco Gauff, ngjitet në vendin e tretë, ende 3000 pikë larg kreut, por muajt e fundit kanë qenë të shkëlqyer për të, duke ngjitur shpejt shkallët e renditjes.

Meshkuj, top-5

1-Novak Djokovic, 11.795 pikë

2-Carlos Alcaraz, 8.535 pikë

3-Daniil Medvedev, 7.280 pikë

4-Holger Rune, 4.710 pikë

5-Stefanos Tsitsipas, 4.615 pikë

Femra, top-5

1-Aryna Sabalenka, 9.266 pikë

2-Iga Swiatek, 8.195 pikë

3-Coco Gauff, 6.165 pikë

4-Elena Rybakina, 5.790 pikë

5-Jessica Pegula, 5.755 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit