Usain Bolt jep lajmin e madh: Po vjen një “mbret ose mbretëreshë”

4 Shkurt 2020
10:11
Telesport
back button

Atleti xhamajkan Usain Bolt, përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e madh se së shpejti do të bëhet baba. “Dua t’ju them se së shpejti një mbret ose mbretëreshë do të vijë”, ka qenë komenti i Bolt në postimin e tij, ku ndodhet në krah të Kasi Bennett, modele dhe partnerja e tij.

Bolt është rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra, fitues i 8 medaljeve të arta olimpike (fitoi 9 në tri Olimpiada radhazi, por njëra iu hoq). Çifti bashkëjeton që prej vitit 2016, para fillimit të Olimpiadës së Rios.

Kjo është ngjarja më e rëndësishme dhe më e madhe për mua që pas Olimpiadës. Një bekim i madh”, komenton Bolt, që do të bëhet baba për herë të parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit