Usain Bolt surprizon fansat, ja lajmi i gëzueshëm i rekordmenit

21 Qershor 2021
11:06
Telesport
back button

Atleti xhamajkan Usain Bolt, rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra, ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se bashkëshortja e tij Kasi Bennett ka sjellë në jetë dy binjakë, Saint Leo dhe Thunder.

Të dy prindërit kanë postuar fotot e para në rrjetet sociale, duke shprehur edhe gëzimin e tyre për këtë ngjarje. Në maj të 2020-ës, Bolt u bë baba për herë të parë kur në jetë erdhi vajza e tij Olympia.

Ky lajm ka befasuar të gjithë, pasi e gjithë periudha e shtatzanisë është mbajtur e fshehtë nga familja. Surprizë edhe emri i një prej djemve, Thunder (vetëtimë). Bolt, 35 vjeç, është tërhequr nga sporti 4 vite më parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit