Ushtroi zanatin tij në kohën e regjimit serb, ndahet nga jeta ish-arbitri i njohur nga Kosova!

6 Korrik 2020
11:38
Telesport
back button

Federata e Futbollit Kosovar dhe futbolli ka marrë një lajm të hidhur teksa ish-gjyqtari i nderuar Rushit Selimi, emër i njohur në botën e sportit dhe pjesë e gjeneratës në kohën e okupimit serb, ka ndërruar jetë. Selimi vuante nga një sëmundje e rëndë. FFK ka publikuar edhe një mesazh ngushëllimi për familjen e të ndjerit.

“E nderuara Familje Selimi! Me pikëllim të thellë e morëm lajmin që pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë punëtori sportiv dhe veprimtari i shquar Rushit Selimi, ndaj ju lutem më lejoni, që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve, gjyqtarëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Gepostet von Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova am Montag, 6. Juli 2020

Rushiti ishte punëtor i dalluar dhe profesionist i pashoq. Kontributi i tij në futboll, veçmas në segmentin e ndarjes së drejtësisë ishte jashtëzakonshëm, duke qenë kryetar i Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës dhe kryetar i Gjyqtarëve të Futbollit në ish-ligën federative.

Me punën e tij profesionale, Rushiti ndihmoi pashmangshëm edhe në pavarësimin e futbollit të Kosovës, duke qenë anëtar i Komisionit të Garave në kampionatin e parë të Kosovës pas mëvetësimit, e pastaj edhe kryetari i Këshillit Profesional të gjyqtarëve, si dhe delegat e kontrollor i FFK-së.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit