Usyk: Gati të përballem me Fury, por me një kusht

2 Dhjetor 2021
8:58
Telesport
back button

Ditët e fundit është përfolur se boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, mund të heqë dorë nga revanshi me ukrainasin Oleksandr Usyk, në rast se i vjen një ofertë e mirë financiare.

Kjo do të hapte “dritën jeshile” e një dueli mes Usyk e boksierit tjetër britanik Tyson Fury, gjithashtu kampion bote në peshën e rëndë, ashtu si ukrainasi.

Ai që ka folur për këtë çështje është Alexander Krassyuk, menaxheri i Usyk, që tha:

Kemi dëgjuar që Joshua mund të heqë dorë nga revanshi për parà, duke respektuar këtë Divizion për një unifikim të titujve kampionë mes Usyk dhe Fury. Jemi gati për këtë duel., Usyk është gati të përballet me Fury nëse Anthony Joshua heq dorë. Për ne nuk përbën asnjë ndryshim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit