Usyk konfirmon shtyrjen e sfidës me Fury: Ja kur do të zhvillohet dueli më i madh i karrierës time

14 Nëntor 2023
9:53
Telesport
back button

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë WBA, WBO, IBF) shpreson se dueli për unifikimin e titujve kampionë në këtë Divizion me britanikun Tyson Fury (WBC), mund të zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm.

By boksierët nënshkruan kontratat në shtator, por një datë e propozuar e 23 dhjetorit në Riad (Arabi) duket se do të vonohet. Dueli i 28 tetorit mes Fury dhe Ngannou, ka lënë pasoja te britaniku, që kërkon më shumë kohë për të rikuperuar para se të rikthehet në ring.

Duke folur për Reuters, nga kampi i tij stërvitor në Valencia (Spanjë), Usyk tha se data e duelit duhet të vendoset javën e ardhshme. “Mund të jetë shkurt dhe do të doja shumë të ishte shkurt. Isha gati të luftoja në datën 23 dhjetor, por meqë Fury mori disa lëndime në duelin e fundit, atëherë ndoshta do të shtyhet për vitin e ardhshëm”, tha Usyk.

Unë thjesht do të bëj më shumë punë teknike. Teknikisht, asgjë nuk ndryshon. Kam pak më shumë kohë për disa detyra shtesë dhe kaq. Nuk mendoj fare për Tyson Fury, mendoj për veten time, për ekipin tim, për familjen time. Nuk kam nevojë të mendoj për kundërshtarin tim. Unë vetëm duhet të jem me të, të luftoj dhe kaq”, tha ukrainasi.

Gjithçka që bëj sot, arritjet e mia, fitoret e mia, përpjekjet e mia, janë të përqendruara për të nderuar vendin tim dhe familjen time”, tha Usyk, i pamposhtur në ring ashtu sikurse edhe Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit